Shkumbin Demaliaj

Partia

AAK

Grupi parlamentar

AAK

Shkumbin Demaliaj, ka lindur më 29.05.1976, në Strellc të Epërm Deçan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Deçan, është Jurist i Diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Është i martuar ka dy fëmijë.

Ishte pjesë e organizimëve ilegale në luftën për Çlirimin e Kosovës që nga viti 1996, invalid I luftës (i plagosur), është familajar i dy dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së.

Nga marsi '98-'99, në qershor ka qenë oficer i lartë i shtabit të Kmandës së Zonës oOerative të Dukagjinit, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Që nga pas lufta është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar i kryesisë qendrore dhe i këshillit drejtues të saj.

Ka punuar në administratën e Deçanit deri në vitin 2005, pas vitit 2005 deri në vitin 2007 ka qenë kryeshef i inspektoriatit të punës në ministrinë e Punës dhe Mirëqenjës sociale 2007 -2010.

Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Repulikës së Kosovës dhe njëherit është edhe nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, që nga ajo kohë punon në organizimin e partisë

Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë