Shqipe Pantina

Partia

PSD

Grupi parlamentar

PSD

Shqipe Pantina është deputet e Partisë Social Demokrate dhe shërben në mandatin e dytë të saj në Kuvend.  Para se të I bashkohej politikës ajo ka qenë aktive në sektorin e demokratizimit, zhvillimit të politikave dhe shoqërisë civile që nga viti 2001.  Ajo ka shërbyer si ekspertë në një varg projektesh ndërkombëtare në Kosovë kryesisht në fushën  e analizave dhe hartimit të strategjive dhe politikave publike si dhe në proceset zgjedhore. Ajo po ashtu ka punuar me disa organizata ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES)  Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) IREX etj. Në 2008 znj. Pantina themeloi Qendrën për Politika dhe Avokim ku ka shërbyer si drejtoresh ekzekutive deri në dhjetor të vitit 2014, kur ajo u largua nga sektori i shoqërisë civile për t'u bashkuar me politikën.

Shqipja ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës dhe gjuhë dhe letërsi angleze ne SHLP në Prizren, ndërsa studimet post diplomike në fushën e Studimeve Evropian I ka mbaruar Universitetin e Gracit në Austri. Përveç kësaj znj Pantina ka ndjekur edhe kurse të specializimit dhe ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e vizita studimore në Evropë dhe SHBA si: programin  “Hope Fellowship  në Washington DC të SHBA në vitin 2002; “Demokracia  në ardhje” Këshilli i Evropës në Strasburg, Francë, Ndikimi i OJQ-ve në hartimin e politikave publike në Britani të Madhe,  Zgjedhjet dhe zhvillimi i partive politike në Universitetin shtetëror të Indianas në Bloomington të SHBA etj.

Znj Pantina në Legjislaturën e VI është nënkryetare e komisionit për administratë publike qeverisje lokale dhe media dhe anëtare e Forumit për Transparencë.

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitetet e Deputetit

Fjalimet e Deputetit

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë