Teuta Haxhiu

Unë , Teuta Haxhiu e lindur më 06.10.1968 në fshatin Lumbardh, Komuna e Deçanit. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Në vitin 1987 jam regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike- Drejtimi - Matematikë në Prishtinë pranë Universitetit të Prishtinës. Në vitin shkollor 89/90  jam diplomuar me ç ‘rast mora titullin, arsimtare e matematikës. Ndërsa pas diplomimit, në shtator të vitit 1989 fillova të punoj si arsimtare e matematikës ,pikërisht në shkollën ku edhe i mora mësimet e para. Në vitin shkollor 1990/1991 fillova punën në shkollën fillore “Mark Zef Perkaj” në Sheremet, komuna e Gjakovës, ku punoj edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2008 si rezultat i aktivitetit tim politik jam zgjedhur nënkryetare e Komunës në Gjakovë. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2009 jam zgjedhur  Kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjakovë. Këtë funksion  e kam kryer  deri në fund të vitit 2010.Në zgjedhjet   parlamentare të vitit 2010 mora besimin e bashkëqytetarëve dhe u zgjodha Deputete në Kuvendin e Kosovës. Edhe në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 përsëri u zgjedha deputete në Kuvendin e Kosovës, tani jam në mandatin tim të tret si deputete ku jam nënkryetare e parë e Komisionit Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, dhe anëtare e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Jam anëtare e AAK –së.Nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë AAK dega në Gjakovë,Anëtare e Këshillit Drejtues ,Nënkryetare e anëtare Kryesisë së  AGK-së dhe Anëtare e Kryesisë Qendrore në AAK.Krahas aktivitetit politik dhe  punës sime  në arsim, kam kryer me shumë sukses rreth 30 trajnime  të cilat më kanë ndihmuar shumë në punën profesionale. Pas trajnimeve të  njëpasnjëshme dhe sukseseve të treguara, arrita që edhe vet të çertifikohem si trajnere. Në vitin akademik 2010/2011 me qëllim të avancimit profesional kam vazhduar studimet në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë- Programi AKM në drejtimin Matematikë-Informatikë, ndërsa të gjitha provimet i përfundova në afat , me  notë mesatare,  8.6 

    

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitetet e Deputetit

Fjalimet e Deputetit

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë