Time Kadrijaj

Time Kadrijaj, ka lindur me 14.02.1965 në Rastovicë,komuna e Deçanit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i përfundoj në vendlindje në Deçan. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ndërsa ato pas universitare në Gjinekologji me Obstetrikë në Tiran, Shqipëri. Ka përfunduar edhe studimet pos-diplomike në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Akademi Diplomatike, në Tiranë, Shqipëri, Shkollën për Integrime Europiane.

Time Kadrijaj gjatë vitëve 1981-1997 ishte pjesë e organizimëve e aktivitetëve si pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të Shqiptareve në Kosovë. Ndërsa nga 1996-1998, ishte pjesë e Shoqatës Humanitare Nëna Terezë - Deçan-Mjeke (gjatë kohës kur institucionet shëndetësore u mbyllen nga pushtuesi për popullin Shqiptarë);

Në 1998-1999 ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Mjeke (Spitali i UÇK-së në Irzniq, Kryshec dhe në Papaj të Shqipërisë, ku janë trajtuar më qindra të plagosur ushtarë të UÇK-së dhe civilë të plagosur në zonat e luftës).

Menjëherë pas luftës gjatë viteve 1999-2002  ishte Drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Deçan ndërsa në 2002-2004 ka vazhduar specializimin nga Gjinekologjia me obstetrikë Prishtinë dhe Tiranë. Në 2004 - 2006  ka shërbyer mjeke Gjinekologe në QKMF – Deçan. E në 2006 - 2011 ka qenë Zv Kryeinspektore Shëndetësore e Kosovës në Ministria e Shëndetësisë Prishtinë.

Angazhimin politik e ka filluar nga viti 2002 ku deri në vitin 2007 ka qenë  Asambleiste në Kuvendin Komunal të Deçanit.

Ndërsa që nga 2011 është Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga  AAK. Në këtë mandat të tretë është zv kryetare e parë në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, si dhe anëtare në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

 

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë