Visar Ymeri

Partia

PSD

Grupi parlamentar

PSD

Visar Ymeri është lindur më 11 tetor 1973 në Prishtinë. Studioi sociologji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe studimet për media, politikë, literaturë dhe filozofi në Kolegjin “Islington” në Londër.

Momentalisht, Visar Ymeri është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në Kosovë. Është deputet dhe ky është mandati i tij i tretë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është anëtar i Komitetit Parlamentar për zbatimin e MSA-së me Parlamentin Evropian si dhe anëtar i Komitetit për Integrime Evropiane.

Në të kaluarën ishte aktivist dhe kryetar i subjektit politik “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, kryetar i Grupit Parlamentar të saj dhe anëtar i Komitetit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Infrastrukturë.

Para se të fillonte angazhimin në politikë, Visar Ymeri punoi si zyrtar për marrëdhënie me publikun në Fondin Pensional TRUST dhe si gazetar në kanalin televiziv “Kohavision”. Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Visar Ymeri është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitetet e Deputetit

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë