Avdullah Hoti

Partia

LDK

Grupi parlamentar

LDK

Avdullah Hoti është Kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Legjislaturën e VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Përvoja politike: Gjatë periudhës 2006-2007 ka qenë këshilltar i lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitet 2008-2009 ka qenë këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Që nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa prej vitit 2010 është anëtar i Kryesisë së LDK-së. Prej vitit 2011 ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të LDK-së. Në periudhën 2014-2017 ka shërbyer si Ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.

Përvoja akademike: Studimet universitare bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës (1994-1998), për të vazhduar më tej studimet e Magjistraturës (2001-2002) dhe të Doktoraturës (2003-2007) në Staffordshire University, në Britani të Madhe. Që nga viti 1998 është angazhuar si asistent mësimor në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor asistent, në vitin 2012 zgjidhet profesor i asocuar, ndërsa në vitin 2017 Profesor i rregullt. Në këtë universitet ligjëron disa kurse në studimet bachelor, master dhe doktoraturë. Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar si hulumtues me kohë të pjesshme në Institutin Riinvest, në Prishtinë. Në vitet 2007-2009, ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Ai po ashtu, ka qenë anëtar i disa këshilleve profesionale dhe akademike në vend dhe jashtë. Ka botuar gjashtë libra në gjuhën angleze dhe gjashtëmbëdhjetë artikuj shkencor në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migrimin dhe remitancat etj..

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Kalendari i Aktiviteteve

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë