Dardan Molliqaj

Partia

PSD

Grupi parlamentar

PSD

Dardan Molliqaj u lind më 25 shkurt të vitit 1985 në fshatin Beleg të Deçanit.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin  ”Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ku u angazhua edhe si kryetar i unionit të nxënësve të gjimnazit, e më pas edhe si kryetar i shkollave të mesme për tërë komunën e Deçanit. Studioi ekonomi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Aktualisht është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhës e Partisë Socialdemokrate. Ky është mandati i tij i parë si deputet. Si i tillë është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Po ashtu, Dardani është edhe anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate.

Në të kaluarën, Dardani ka qenë sekretar organizativ i subjektit politik “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ku ka qenë i angazhuar për 13 vite.

Dardani ka një vajzë me emrin Ana që sapo ka filluar klasën e parë.

 

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Aktivitetet e Deputetit

Fjalimet e Deputetit

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë