Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu është anëtar i Kryesisë së Partisë Seocialdemokrate (PSD), Shef i Grupit Parlamentar të PSD-së dhe Nënkryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Njëkohësisht, Dardan Sejdiu është Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me Shpenzimet për Lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Zëvendëskryesues në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me Emërimet e Shërbyesve të Lartë Civil në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës. Në të kaluarën ka qenë nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme në sektorin privat bankar, financiar dhe pensional. Para ushtrimit të detyrës si nënkryetar i Komunës, dhe për një kohë edhe Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Dardan Sejdiu për dy vite ka qenë i angazhuar si Drejtor Menaxhues i “NEST Kosovo”, që i përket kompanisë “SHM Productions Ltd.” në Londër, Britani e Madhe, dhe njëkohësisht ligjëron “Ndërmarrësinë” në Universitetin AAB. Dardan Sejdiu është angazhuar katër vite si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve. Më tej, ai ka shërbyer edhe në “ProCredit Bank”, me fokus në mbledhjen dhe menaxhimin e depozitavee, për 4 vite në detyrën e Drejtorit të Departamentit. Dardan Sejdiu ka përfunduar studimet universitare në degën Administrim Biznesi dhe Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Universitetin Amerikan në Bullgari, ndërsa studimet Master në Administrim Biznesi, me theks në rritjen strategjike të ndërmarrjeve i përfundoi në Shkollën e Menaxhmentit në Bled, Slloveni. Ai mban titullin e Bursistit të Fondit Memorial Gjerman të SHBA-ve, ku punoi drejt përforcimit të marrëdhenieve ndëratlantike përmes politikës, biznesit dhe mediave. 

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitetet e Deputetit

Fjalimet e Deputetit

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë