Ahmet Isufi

Partia

AAK

Grupi parlamentar

AAK

Ahmet Isufi, ka lindur më 01.10.1961 në Gjyrishec të Dardanës (Kamanicës). Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjilan. Studimet  në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, dega letërsi dhe gjuhë.

Nga mosha 17 vjeç ishte i organizuar në lëvizjet ilegale per liri. Më 1983 burgoset nga UDB-ja serbe dhe vuan dënimin me burg prej 6 vitesh. Më 1989 pas daljes nga burgu përsëri filloi me organizime që kishin të bëjnë me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Protesta e demostrata në vazhdimësi pas daljes nga burgu, me të cilin rast do të jetë pjesëmarrës aktiv.

 Ka marrë pjesë në shoqatën për pajtimin e gjaqeve që u shtri në gjithë Kosovën. Angazhimi i tij ishte i fokusuar në gjithë lëvizjen politike të kohës gjatë viteve të 90-ta.

Me daljen në skenë të UÇK-së, angazhohet në themelimin e celulave të UÇK-së në Gjilan, Dardanë,Viti, Artanë (Novoberdë). Pas themelimit dhe konsolidimit të UÇK-së emërohet komandant i zonës operative të Karadakut deri në përfundim të luftës.

Pas transformimit të UÇK-së në TMK emërohem shef i G-1-shit (shef i personelit) pranë shtabit të përgjishëm të TMK-së. Duke u bindur se ushtria po merr formë dhe vendi kishte nevojë për politikëbërje së bashku me Komandantin e UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, z.Ramush Haradinaj vendosin të krijojmë një parti politike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të para të pasluftës krijohet bashkëqeverisje mes subjekteve politike, ku u emerua Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në zgjedhjet tjera pas një koalicioni zgjedhor me kryeministër Haradinaj zgjedhet deputet dhe me pastaj  emërohem ministër i të njejtit dikaster.

Pas aktakuzës nga Haga ndaj kryeministrit z.Haradinaj, ai liron detyrën, ndërsa Ahmet Isufi solidarizohet me të dhe jep dorëheqje morale.

Si nënkryetar i AAK-se, në tri legjislatura zgjedhet deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilin rast ka kryesuar Komisionin për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe mbikqyrje të FSK-së.

Ne zgjedhjet e vitit 2017 zgjedhet prap deputet dhe udheheq Grupin Parlamentar te AAK-së. Është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë