Aida Dërguti

Aida Dërguti ka lindur më 1 maj 1972 në Vushtrri. Ka përfunduar studimet e në Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Pas luftës, ajo ka punuar me OSBE-në për një kohë të gjatë. Gjatë periudhës 2007-2009 ajo ishte e angazhuar edhe në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Aida Dërguti ka qenë aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga gushti i vitit 2005. Ajo është një nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe ishte gjithashtu Nënkryetare e dytë.

Në legjislaturën e pestë, ajo u zgjodh deputete dhe Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aida Dërguti është përfaqësuese e Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ajo është pjesë e Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Aida Dërguti u rizgjodh si nënkryetare e Kuvendit për legjislaturën e 6-të. Ajo është aktualisht nënkryetare e Kuvendit, Deputete e Grupit Parlamentar e Partisë Socialdemokrate, anëtare në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo e ushtron funksionin edhe të Sekretares së Përgjithshme të PSD-së

 

 

Rrjetet sociale

Na përcjellni

Iniciativat e Deputetit

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetja Juaj

Deklarimi i Pasurisë